Dashamir Shehi: PD-ja duhet të pastrohet

Kryetari i LZHK-­së, Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike duhet të “pastrohet” dhe të krijojë ide të qarta për fitimin e zgjedhjeve.

Si punë të parë, ai cilëson lënien pas të zgjedhjeve të vitit 2013.

“PD-­ja duhet të shmanget ndaj zhgënjimit që sollën zgjedhjet e 2013­s. Ka ardhur koha që qendra e djathtë të pastrohet e të krijojë një ide të qartë se si të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe jo të ngelet peng e situatave zhgënjyese”, shprehet Shehi.

Kreu i LZHK-­së ka komentuar në media edhe momentet që po kalon Partia Demokratike. Sipas tij, kryetari i PD­-së duhet të marrë seriozisht sfidën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Ai këshillon Bashën që dëgjojë zërat kundër dhe të ofrojë në strukturat e larta të PD-­së kandidatët që në zgjedhjet lokale treguan performancë të lartë dhe mbi këtë bazë të nisë teza.

Ndërsa duke folur shumë për analizën që pritet të bëjë Basha në shtator, ai tha se PD-ja nuk ka nevojë për struktura të reja drejtuese por ka nevojë që të rikthejë në krye të PD-­së disa nga emrat që spikaten në zgjedhjet lokale. 

SHKARKO APP