Dashamir Shehi: S’dija ku të vendosja karrigen në Parlament ku s’kishte komshinj të pistë
Në një prononcim për Fax News, kryetari i LZHK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi ka dhënë një deklaratë të veçantë dhe si gjithnjë të sinqertë kur tha se e mbante shpresa, se një ditë do të ulej në Parlament me kolegë të serës së tij.
Shehi tha se i ka qëlluar shpesh të mendojë se ku duhet ta vendoste karrigen e tij që të mos ketë pranë komshinjë të pisët.
“Të paktën më mban shpresa se ndoshta do të vijë një ditë që do të ulem në Parlament me disa kolegë që janë në baraspeshë me ndershmërinë time, me edukimin, kulturën, traditën dhe eksperiencën që kam në shërbim të shtetit shqiptar. Shpesh herë më ka qëlluar se ku duhet ta vendos karrigen që të kem sa më pak komshinj të pistë”, tha Shehi.