Dashamir Shehi tregon arsyet pse nuk do të jetë as në protestën e 3 marsit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se nuk do të jetë në protestën e opozitës, në 3 mars.

“Unë nuk shkoj në protestë për vulën. Unë shkoj në protestë kundër qeverisë Rama, siç kam bërë gjithmonë. Nëse protestën do ta konsumojmë për problemet e brendshme të Partisë Demokratike, do ta lodhim popullin, do të bëjmë dëm”, tha Shehi.

“Edhe protesta ka ligjësitë e veta. Kur bën thirrje partiake, vijnë tifozët e partisë dhe militantët”, shtoi kreu i LZHK-së.

SHKARKO APP