Dashamir Shehi zbulon diskutimin me Metën: Çfarë na u kërkua nga presidenti në takim
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka treguar detaje në takimin e sotëm të Presidentit të Republikës, Ilir Meta me opozitën e bashkuar. Ai tha se opozita kërkon dy gjëra, njëra ka të bëjë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë jopolitike dhe tjetra për ngritjen e SPAK.
Kreu i LZHK-së zbuloi edhe kërkesat e presidentit të Republikës ndaj opozitës.
Çfarë u diskutua në këtë takim?
Diskutimi bazë ishte çështje e Gjykatës kushtetuese. Ky është interesi kryesor i presidentit dhe i yni në këto momente. Rasti i Gjykatës Kushtetutës ka treguar se ku ndodhet reforma në drejtësi. Kjo ndodhi që ajo zonja të betohet tek noterja, e bëri procesin pak qesharak të them të drejtën. Ne jemi që procesi i Gjykatës Kushtetutës të marrë një rrugë serioze. Ne nuk duam të zbresim në detaje se shqiptarët nuk do kuptonin gjë.
Ne duam tu bëjmë një mesazh se kjo nuk është rrugë për të bërë gjykatën Kushtetuese. Kjo është një çështje që duhet të marrë seriozitetin e duhur. Ky sherri midis presidentit-kryeministrit-Kuvendit do të arbitrohet nga Gjykata Kushtetues dhe ndaj kërkojmë që të trajtohet me seriozitetin e duhur. Nuk është folur për video. Mund të jetë fol në mënyrë informale. Nuk jemi marrë fare me këtë punë, mua personalisht kjo e videos nuk më ka pëlqyer. Videot janë një mënyrë për të treguar se ku ka degraduar sistemi politik dhe administrativ në vend. Ato janë një elementë për t’ua deleguar atyre që janë kompetentë.
Unë besoj se është në të drejtën e Metës të kallëzojë Dvoranin. Ai vend që është atje (KED) nuk është i partisë, por institucion që duhej të ishte i pavarur. Reforma është kjo që është, ka ngelur në vend. Ne urojmë që Gjykatën Kushtetuese të hyjë në punë sa më shpejt, ne urojmë që SPAK, që të hyjë në punë që nesër në mëngjes, që të kapi abuzuesit e kësaj qeverie, e asaj që ka qenë më parë, e kush ka ngrenë në kurriz të shqiptarëve . Unë besoj se sa kohë që është Edi Rama aty, nuk ka për tu bërë as gjykata Kushtetuese dhe as SPAK. Ne jemi të interesuar për dy gjëra: Duam Gjykatën Kushtetuese pasi pa të, livadhisë Edi Rama dhe grupi i tij dhe ne duam SPAK, që me gjithë mend të vë në vend drejtësinë e munguar. Ne mendojmë se deri në fund të muajit opozita do të këtë propozimet e veta. Kjo lloj reforme e përshpejtuar e pranojmë në funksionet e një gjëje, të behën zgjedhjet sa më parë, nëse zgjedhjet janë për 2021, unë do të sugjeroja që mos të bëhet me kaq ngut.Presidenti gjykon se zgjedhjet, të dyja bashkë mund të mos bëhen. Ai sugjeron se opozita duhet të tërhiqet nga disa kushte të saj. Kjo është një tezë e presidentit, por ne duam ta diskutojmë brenda kontekstit politik. Dëshira e peridentit është që të bëhen një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme.