“Dashuri” në kohërat e lejlasë: Në burg “Mona Liza” që i zhvati 60 mln lekë drejtorit

Historia e saj ka pushtuar mediat, pasi me biznesin e saj ajo shfrytëzonte ndjenjat e më të dobëtve. Historia e Enertila Beqja, 27-vjeçarja nga Manza e Durrësit, që bëri për vete 30-vjeçarin drejtor poste në Manzë, pa u takuar asnjë ditë vetëm përmes mesazhe në facebook, ka tronditur opinion publik. Ajo i zhvati 60 milionë lekë që nga viti 2015, e historia e saj ka qenë kryefjala e aktualitetit ditëve të fundit.

27-vjeçarja kishte një profil me foto që nuk ishin të sajat, por të një aktoreje të njohur telenovelash meksikane. Beqja mohoi në gjykatë çdo akuzë për zhvatjen e 60 milion lekëve me anë të mashtrimit, gjykata e Durrësit, i dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas Barush Ahmetaj, 27-vjeçarja përmes mashtrimit dhe premtimit për martesë, i zhvati miliona lekë. Ahmetaj u shpreh se ato para ishin fituar me mundin e vëllezërve të tij në emigracion. Në sallën e gjyqit, vajza që nuk ka asnjë lidhje me fotot e profilit të përdorur për mashtrim, deklaroi se është e pafajshme dhe se profili nuk i përket asaj. Dy të rinjtë u ballafaquan nga policia, ndërsa 30-vjeçari nuk e njohu vajzën. “Zërin e kanë të njëjtë, por nuk është vajza që flisja unë, sepse ajo më ka thënë se është bionde”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve të çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

30-vjeçari

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo më thoshte që ishte bionde e bukur dhe foto e saj e profilit ishte shumë e bukur. Pasi folëm disa herë, unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht, ishte vajza me të cilën do të martohesha. Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali dhe se familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike. Që në fillim më kërkoi lekë. Ia kam nisur me “Westernwnion” 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas i kam dërguar 10 mijë euro. Një herë tjetër më tha se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha sepse kishte ardhur në Shqipëri. Në Itali kam shkuar dy herë, i kam blerë dhe të brendshme me tyl. Të gjitha paratë ia kam dhënë asaj që nga viti 2015 kur u njohëm. E doja nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. Kemi folur në facebook me mesazhe. Nga fotoja ishte shumë e bukur dhe joshëse. Atë nuk e kam takuar asnjë herë. Më la kur më mbaruan lekët”,-u shpreh para policisë 30-vjeçari.

Prindërit

Prindërit e vajzës kanë reaguar duke kërkuar drejtësi për të bijën, që sipas tyre ishte e lidhur me një djalë nga Durrësi që jeton në Itali. “Policia më erdhi befasishëm. Kërkoj drejtësi! Plaçkat e shtëpisë i kam bërë me ndihmën e dhëndrit, Alban Mustafa që është nga Durrësi dhe jeton në Itali”, thotë Myrteza Beqja, babai i Enertilës. “Goca ime s’ka lidhje me Barush Ahmetajn. Ai është postier. Nga ai marr KEMP-in. Divanet e mi nuk i ka sjellë Barush Ahmetaj. Ai të shkojë t’i gjejë lekët. Albanin e kam parë në fotografi”, thotë e ëma e vajzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?