Dashuria e çiftit, shuhet në aksidentin tragjik

Kthimi nga dasma rezulloi tragjik për Fisnik Murataj dhe të fejuarën e tij, Nazia Aham. Dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Levan-Tepelenë.

Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët në fshatin Varibop lajmëruan se kishin gjetur një automjet tip “Suzuki” të rënë në kanal. Në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, humbi jetën edhe djali i xhaxhait të Fisnikut, Augustin Murataj.

Makina me targa greke si duket i përket shtetases Nazia Aham, e cila në një foto të postuar në Facebook-un e saj shkruan për Suzukin: “Ky është mjeti ynë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute. Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?