Dashuria që përfundoi me kr*m, kolegia e Anilës: Jemi të shokuar, nuk ka shfaqur asnjë problem
Pas 5 vitesh bashkëjetesë, Kolë Manai, 34-vjeç zgjodhi t’i jepte fund historisë së dashurisë me Anila Prendushin (Ndoka) 44-vjeç. I ndjeri ka shkuar në këmbë pranë zonës, ndërkohë që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Ato kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga Kola.
Në kushte të rënduara psikologjike ky i fundit ka debatuar në makine me bashkëjetuesen dhe në debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44-vjeçaren duke menduar se e ka lënë të vdekur, ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen. Trëndelina Borici, kolege e Anilës, tregon se e plagosura prej vitesh punon edhe në një qendër për gratë që kane rënë pre e dhunës së burrave. Borici tregon se gjatë gjithë atyre viteve ajo nuk ka shfaqur asnjë problem, madje ka punuar edhe në turnin e natës duke ndihmuar gratë viktimë të burrave.
”Para dy ditësh ishte në turn, por nuk ka shfaqur ndonjë problematik. Jemi shokuar kur e morëm vesh ngjarjen. Nuk ka pasur asnjë hezitim as për turnin të natës. Dhuna vazhdon dhe me keqardhje e them ishte radha e Anilës. Ne e bëjmë pyetjen si ka mundësi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet të jetë përballë një rasti të tillë. Besoj që një grua pavarësisht profesionit apo forcës mbetet nën mentalitetin dhe presionin e shoqërisë dhe vetëcensurës. Ndoshta mund të kishte probleme dhe ka pasur mundësi të denoncojë por ndoshta të qenurit grua implikon shpresën e ndryshimit dhe keqardhja për të mos e denoncuar partnerin, ndoshta edhe për shkak të turpit”,-shprehet ajo.
KOHA JONË SONDAZH

