“Dasma e Gjergj Kastriotit” mbërrin në Teatrin Kursalon të Vjenës

Albert Vataj

Erdhi si një ndërmendje në përkujtim të 573-vjetorit të kurorëzimit të heroit tonë kombëtar, patjetër edhe si një sfidë e disa të pasionuarve, të cilët ndoshta jo për të konkurruar, se sa për të shpërfaqur një kolorit të shtuar në ngjyrjen e mozaikut të legjendarit Gjergj Kastrioti, sollën një sprovë arti dhe një tendencë për të “rishkruar” historinë, konkretisht për të rivlerësuar kurorëzimin e Skënderbeut në këtë truall, në Kishën e Shën Mërisë në Dejë, ku edhe s’pari aktorët amatorë do të luanin “Dasma e Gjergj Kastriotit” në këtë përvjetor.

Me ide të dy hulumtuesve të figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Vjenë, Niq Krasniqi e Dom Nikson Shabani,  Altina Ndrekaj, nën kujdesin e Bashkisë Vau Dejës. “Dasma e Gjergj Kastriotit” që u mundësua me skenar dhe regji të Valbona Lluka e Markerit Hilaj, me pjesëmarrjen e artistëve Lukë Mllogja, Markelian Kapedani, e shumë artist të rinj, mbërriti në Vjenë.

"Dasma e Gjergj Kastriotit” në Teatrin Kursalon të Vjenës

“Dasma e Gjergj Kastriotit” në Teatrin Kursalon të Vjenës

“Dasma e Gjergj Kastriotit” erdhi në oborrin e Kishës së Shën Mërisë në Dejë, aty ku ndodhen themelet e Kishës gotike, ku në 1451 u kurorëzua Gjergj Kastrioti. Me origjinalitetin e saj në skena masive, rite, kostumografi, muzikë, kjo ngjarje e rëndësishme kujton lidhjen e kurorës së Gjergj Kastriotit me të bijën e Arianitëve, Donika Arianiti, një martesë që u konsiderua edhe si bashkim mes jugut e veriut. Perkujtimi i kësaj dasme percolli që në shfaqjen e parë dhe këtë të herës në Vjenë, emocione të papërsëritshme, sikurse dëshmoi se nuk duhet me doemos një trupë profesioniste për të dhënë një shfaqje të madhe shpirtërore dhe historike, dhe për të treguar se disa të vërteta të diskutueshme historike, gjithnjë është e kohëshme për t’i ndryshuar.

Po, ajo që vlen për t’u nënvizuar dhe për t’i marrë në konsideratë si një akt patriotik është se ky projekt përfshiu aktorë vendas dhe amatorë nga zonat e Vaut të Dejës dhe Zadrimës. Dhe “qershia mbi tortë” e kësaj mbrëmje festive në Vjenë ishin zërat e Savjana Vjerdha e Jozefina Guri që i dhanë pigment ngjyrave të kësaj panorame në Vjenën e gjenive. Kujtojmë se përpara magjisë vjeneze, ky shpirt atdhetarie dhe rishpallim i faqeve te historisë, thirri shqiptarët në këtë dasmë simbolike në Graz. Falënderimet për pritjen e organizimin e gjithçkaje të kësaj sofre shqiptarie shkojnë për Niq Krasniqi e Dom Nikson Shabani.

"Dasma e Gjergj Kastriotit” në Graz

“Dasma e Gjergj Kastriotit” në Graz

Graza dhe Vjena, bashkatdhetaria shqiptare pritëse e kësaj shfaqje kurorëzoi një festë, në Austri, ishte vetë “kurorëzimi” i Gjergj Kastriotit në vendin që meriton mirënjohje për çfarë ka bërë për historinë e Shqipërisë dhe rolin përcaktues të fatit të saj.

"Dasma e Gjergj Kastriotit” në Teatrin Kursalon të Vjenës

“Dasma e Gjergj Kastriotit” në Teatrin Kursalon të Vjenës

SHKARKO APP