Dasmë në Manzë pa respektuar distancën, policia gjobit pronarin e lokalit. Procedohen 4 të tjerë

DURRËS

Policia e Durrësit ka gjobitur pronarin e një lokali në Durrës pasi ka organizuar një dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. Po kështu janë proceduar dhe 4 persona të tjerë për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me shezlongë.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

A. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

D. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?