Data dhe vendi për takimin mes qeverisë Rama dhe asajt të Kovačevskit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtyar dhe ka miratuar informacionin për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë. Seanca e përbashkët parashikohet që të mbahet më 14 nëntor 2022 në Shkup, ndërkohë që e para është mbajtur në Pogradec.
Në mbledhjen e parë të mbajtur më 15 dhjetor në Pogradec mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave. I pari i qeverisë shqiptare theksoi se do të reduktohen masat në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa shtoi se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe rrugët që lidhin dy vendeve.
Në atë takim u nënshkruan disa dokumenta të rëndësishme, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.