”Data e dasmës është ndarë”, Ndreu flet për zgjedhje lokale pa opozitën

Deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të mbahen, përkundër bojkotit të paralajmëruar nga opozita. Në studion e lajmeve të ”Abc News”, Ndreu la të kuptohej se forca të tjera politike apo kandidat të pavarur mund të mbushin mungesën e opozitës.

”Data e dasmës është ndarë”, tha ai duke sqaruar: “Ka kandidatë të tjerë që mund të hyjnë. Nuk e di se kush mund të jenë, por kandidatë do ketë”, theksoi Ndreu, që konfirmoi se ai do jetë kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Lezhës.

Opozita refuzoi pak ditë më parë depozitimin e propozimeve për Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), duke treguar se do bojkotojë edhe zgjedhjet lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?