Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për disa institucione në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që shpall datat 15 dhe 16 maj 2025 si ditë pushimi zyrtar për punonjësit e administratës shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Vendimi nuk përfshin strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimit zjarrfikës si dhe punonjësit e sistemit shëndetësor, të cilët do të vazhdojnë detyrën në këto data.

Sipas vendimit, dita e punës për këto dy data do të zëvendësohet brenda vitit 2025 në ditë pushimi të zakonshme, pa cenuar orarin vjetor të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim vjen me propozimin e Kryeministrit dhe është nënshkruar në mungesë nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Ai hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?