De Biasi: Bravo çuna, kishit Spanjën kampionen e botës
De Biazi nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë shumë moral për djemtë e kombëtares pas humbjes me Spanjën. Në një prononcim për Top Channel, Odise Roshi tregoi se trajneri nuk ka qenë i ashpër me kuqezinjtë pas humbjes 0-2.
“Na tha “Bravo çuna!” keni bërë detyrën tuaj. Nuk ishte Lihteshtejni, por ishte Spanja kampione e botës” tha Roshi duke folur për komunikimin e De Biasit me lojtarët. Kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta të kombëtares sonë. Pavarësisht se luajtën kundër një superskuadre, kuqezinjtë statistikisht ishin një dështim total, pasi nuk bënë asnjë gjuajtje në portë.
KOHA JONË SONDAZH

