De Biasi: Lojtarët tanë kanë zemër të madhe, por duhet të kesh edhe tru

 

Trajneri i Shqipërisë, Giani de Biasi është shfaqur i mërzitur dhe i indinjuar pak për humbjen në minutat e fundit të ndeshjes. Sipas tij, nga këto gabime duhet të mësojmë dhe kur vijnë minutat e fundit dhe skuadra është e lodhur, atëherë nuk duhet që të lejmë hapësira pas.

“Është një humbje që djeg, pasi vjen në minutat e fundit si me Portugalinë. Gabimet duhen që të rritesh dhe të rifillosh. Sot ishte një ndeshje e rëndësishme që duhej të fitohej. Barazimi për ne ishte shumë i rëndësishëm sepse do ishim shumë afër kualifikimit.

Kur skuadra lodhet dhe vjen minuta e 90’, duhet të qëndrosh aty dhe të mos shkosh e të kërkosh aventura. Unë e kuptoj që lojtarët kanë zemër, por duhet edhe të kesh tru për të luajtur siç duhet dhe duhet që të zbatosh detyrat, siç i ka dhënë trajneri.

Ne duhet ta kuptojmë se duhet të rrimë aty e të mos dalim para që ti japim mundësi skuadrave që kanë kualitete më të mira për ne.

Sot në një rast na shpëtoi Berisha dhe një gjuatje që ishte jashtë, e prandaj duhet të vëmë pikat mbi i.

Lojtarët në minutat e fundit dhe kjo është e saktë. Gjithmonë duket se në minutat e fundit të 11 lojtarët duhet të shkojnë në minutat e fundit në fushën kundërshtare, por duhet që të mos bëjmë gabime pas.

I kemi të gjitha mundësitë që të shkojmë e të fitojmë dhe të kualifikohemi për në kampionatin Europian “Francë 2016”.

Kur një lojtar hyn i freskët në lojë duhet të luajë më shumë në fushë dhe të qarkullonte më shumë topin, por ai doli nga detyrat taktike”, tha trajneri i Shqipërisë, Giani de Biasi pas ndeshjes duke folur për TVSH.

SHKARKO APP