Debat në Komisionin për Diasporën, deputeti i PS-së thumbon Zhupën: Jeni kthyer partia molotov
Këtë të martë në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën pati debat opozitë-mazhorancë, këtë herë mes deputetit të PS-së, Arkend Balla dhe kryetares së komisionit nga PD-ja, Ina Zhupa. Balla mbajti qëndrim të qartë mbi protestat e opozitës, duke theksuar se aktet e dhunës, janë të papranueshme.
“E keni kthyer Komisionin në foltore të Partisë Demokratike, ose më saktë të Partisë Molotov, dhe nuk mund të rrija pa mbajtur një qëndrim për protestën. Të protestosh është demokratike, por dhuna nuk është protestë, molotovi nuk është protestë. Djegia e bizneseve private dhe institucioneve janë akte të pastra dhune”, tha deputeti Arkend Balla, ndërsa shtoi se: “Si mazhorancë, PS vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj reformave të vazhdueshme, forcimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të procesit të integrimit europian”.
Balla kërkoi gjithashtu miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe rikthimin në rendin e ditës, duke nënvizuar rëndësinë e normalitetit institucional dhe vijimit të punës së përditshme. Debati ndërmjet përfaqësuesve të dy partive tregon tensionin politik në rritje, brenda dhe jashtë parlamentit, që ka përfshirë të dy kampet politike.
KOHA JONË SONDAZH

