Debat për logot e partive/PD kërkon ndryshim të logos së Bindjes Demokratike

Këtë të enjte ka pasur disa përplasje gjatë mbleshjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. në lidhje me logot e partive. Ishte sekretari i PD-së, Ilvi Kaso ai i cili ngriti çështjen në KQZ duke thënë se logoja e partisë së Astrit Patozit është e njëjtë me atë të PD-së.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?