Debate e tensione në Kuvend. Berisha: Sot parlamenti mbyllet me faqe të zezë

Ka nisur me debate e tensione seanca e sotme në Kuvend, e cila është edhe e fundit për këtë sesion parlamentar.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit hodhi në votim ndryshimin e rendit të ditës, deputetët e opozitës kundërshtuan duke përplasur duart mbi tavolinë.

Shkak është bërë projektligji për kanabisin mjekësor. Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpalosur një banderolë në Kuvend ku shkruhet “mafia e plehrave”. Berisha u afrua pranë foltores së Kuvendit, i shoqëruar edhe nga deputët e grupit të tij, teksa mbanin në duar banderola të Ramës me foto kanabisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar maxhorancën se po ngrihen kundër Kushtetutës.

Ai tha se mosfutja në rend të ditës të mocionit me debat me Ramën, është akt u turpshëm.

Akt i turpshëm që bëni ju, shkelmim i ligjeve. Kryetarja e parlamentit e cila duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e kushtetutës, rregullores së parlamentit e shkelmon me të dyja këmbët, për interesa të Gjinushit, Tom Doshit. Ai zotëria që nxin me mungesën e tij duhet të vijë sot në parlament. Sot mbyllet parlamenti me faqe të zezë për shkak të tij. Ka një mocion për interpelancë për arratisjen e numrit dy të qeverisë. Ju ngriheni kundër kushtetutës, doni të rrezoni këtë të drejtë me vota këtu”, tha Berisha.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha: “Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama.
E kuptoj sikletin tuaj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por nuk doni që të kaloni për diskutim aferën e ineneratorëve. Ndaj nuk doni ta fusni këtë kërkesë tonën për mocion me debat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?