Debate mes Arian Galdinit dhe Endri Fugës
Aleati më i ri i Partisë Demokratike, Arian Galdini dhe Endri Fuga, Këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama janë përshirë në replika ditën e sotme, lidhur me sulmet mediatike që i janë bërë Galdinit. Në një shkrim , Galdini thotë se pas lajmeve, që ai i cilëson të sajuara, qëndron Spin Doctor i Edi Ramës, Endi Fuga.
Në një reagim në Twitter, Fuga shton se “Nëse Galdini ndjehet i fyer pse portale e kanë akuzuar pa të drejtë, perse duhet ta këtë ai të drejtën të me akuzoje mua për këtë gjë?”.
Nese @ariangaldini ndjehet i fyer pse portale e kane akuzuar pa te drejte, perse duhet ta kete ai te drejten te me akuzoje mua per kete gje?
— Endri Fuga (@endrifuga) June 3, 2016
Pas reagimit të Këshilltarit të Kryeministrit, Endri Fuga është përgjigjur dhe Galdini. Ai thotë se nuk e ka akuzuar dhe është gati t’i kërkojë ndjesë.
“Endri Fuga, nëse ti je dorëjashtë në lojën me portale anonime e akuza kryelajme që përdorin si burim portalin që nuk e njohin, unë di dhe e kam të plotë kurajën të kërkoj ndjesë. Por nuk te kam akuzuar. Kam shkruar për punën tënde të përditshme. Mua më kanë akuzuar duke më përfshirë në punën e përditshme që bëjnë deputetë a ish-deputetë të Kuvendit, apo edhe krerë institucionesh apo strukturash partie”,- thotë Galdini.
Komenti i Arian Galdini ku akuzon këshilltarin e Kryeministrit:
KOHA JONË SONDAZH

