Debate në gjyqin e Apelit, avokatja e Belerit kërkon përjashtimin e gjyqtares: Je e njëanshme!

Ka nisur me debate seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, kanë ankimuar dënimin e marrë nga GJKKO për krime zgjedhore.

Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara. Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por manualisht.

Gjitashtu, avokatja pretendon dhe se Daniela Shirka është e njëanshme, duke kërkuar përjashtimin e saj nga çështja e Belerit. Të njëjtin qëndrim si avokatja e Belerit, e ka mbajtur edhe avokati i Pandeli Kokoveshit, i cili po ashtu kërkoi përjashtimin.

Ndërkohë, gjyqtarja Daniela Shirka ka mohuar pretendimet e avokates duke thënë se caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Pjesë nga debatet:

Gjyzari-Shirkës: Ju nuk jeni caktuar me short, por jeni caktuar manualisht. Nuk jeni caktuar me short për gjykimin e kësaj çështje.

Gjyzari-Shirkës: Në asnjë rast nuk jeni caktuar me short, në 3 raste të gjykuara për Belerin. Nuk plotësoni kushtet për të qenë gjyqtare e caktuar me ligj për këtë çështje.

Shirka-Gjyzarit: Ju relatuat shkaqet që nuk jeni dakord me këtë trup gjykues.

Gjyzari-Shirkës: Është e pavërtetë që ju jeni caktuar me short.

Gjyzari: Çështja e themelit nuk gjykohet nga gjyqtarët që gjykojnë çështje të veçanta.

Gjyzari: Ju jeni e njeanshme dhe ne do paraqesim kërkesë për përjashtimin tuaj.

Gjyzari: Gjykata caktohet me short.

Shirka: Ju keni të drejtën tuaj të parashtroni të gjitha kërkesat për përjashtimin e trupit gjykues. Në vazhdim, ju kërkoni të paraqisni kërkesën tuaj me shkrim.

Gjyzari: Po, do e paraqesim me shkrim.

Shirka: Vetë i pandehuri është dakord?

Beleri: Po

Avokati i Kokaveshit: Mbajmë të njëjtin qëndrim, kërkojmë dhe ne përjashtimin tuaj.

Adnan Xholi, prokuror i SPAK: Kjo lloj kërkese nuk e pezullon vazhdimin e procesit gjyqësor. Të vazhdojë seanca.

Daniela Shirka: Gjykata vlerëson se nuk ndodhet në kushtet për të ndërprerë seancën gjyqësore. Gjykata relaton në vijim, deklaron të hapur diskutimin.

Gjyzari: Mua nuk më lejohet ta paraqrs më vonë, përndryshe pranoj pasojat e aktit.

E pranishme në sallën e seancës gjyqësore është edhe ambasadorja greke në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

 

SHKARKO APP