Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen

Me debate u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku u ndërpre pa nisur. Këshilltarët e opozitës ikën nga salla në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të procedurës dhe afatit ligjor për dërgimin në kohë të materialeve nga ana e bashkisë.

Braktisja e mbledhjes nga këshilltarët e opozitës, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes në momentet e fundit të dy pikave shtesë në rendin e ditës, solli pasoja të menjëhershme në vijimin e mbledhjes ku pritej të miratoheshin një sërë projektvendimesh që lidhen me përfituesit nga programi i rindërtimit. Në sallë mbetën vetëm 23 këshilltarë, ndërkohë që kuorumi minimal prej 26 anëtarësh nuk u arrit.

Kjo çoi në mbylljen e mbledhjes, pa u shqyrtuar asnjë nga çështjet e planifikuara. Nuk është hera e parë që mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Durrës shoqërohen me tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?