Debate në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama-Rusisë: Ndaloni luftën dhe Zelensky nuk e mban fjalën

Ka nisur me debate mbledhja historike e Këshillit të Sigurimit në OKB, mbledhje e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në nisje të seancës u shpreh se ka dakordësi që të mbajë një fjalë në mbledhje presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Por kjo nuk u pranua nga rusët. Delegacioni rus e pyeti Ramën se mbi çfarë bazë lejon që Zelensky të flasë në OKB. Rama i tha delegacionit nga Rusia, që ”ndaloni luftën dhe Zelensky nuk mban fjalim këtu”.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi rus: U nxituat. Kemi dy pyetje. Mbi çfarë baze propozoni t’i jepni presidentit Zelenskyn fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pyetja e dytë, me çfarë baze ftoni ju në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dëguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i jep mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ai ka folur i pari sa herë ka qenë i shtuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare, por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi, më thoni.

Përfaqësuesi rus: Ne nuk besojmë që argumentet që sollët janë bindëse. Do duhet të na sqaronit pse i dhatë prioritetin Zelenskyt.

Edi Rama: Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekensky do të flasë. Ju ndalni luftën dhe Zleensky nuk do të mbajë fjalën.

SHKARKO APP