Debate në PS, Vladimir Kosta sulmon Braçen: Je palë me shpërdoruesit e fondeve

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta ka ndërhyrë në debatin mes deputeti Erjon Braçe dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Deputeti Kosta shkruan në Facebook se një ligjvënës i Kuvendit nuk mund të flasë me kaq mllef ndaj bizneseve. Ai vlerëson se Duka është një zyrtar dhe sipërmarrës korrekt.

Nga ana tjetër, Kosta bën dhe një akuzë publike ndaj deputeti Erjon Braçe. “Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!! Unë e akuzoj me fakte se është palë me shperdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri”,- shkruan Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni të plotë reagimin e deputetit të PS, Vladimir Kosta:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptar….

Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete….

Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në çdo marrëdhënie bashkëpunimi shoqërore apo tregtare.

Ndër të tjera theksoj se Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!!

Unë e akuzoj me fakte se është palë me shperdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?