Debate për prishjen e kalldrëmit të Gjirokastrës
Këshilltarët bashkiakë të Gjirokastrës kanë kërkuar takim me projektuesit, inxhinierët lidhur me ndërhyrjen që po bëhet në kalldrëmin e pazarit karakteristik.
Këshilltarët thonë se projekti nuk ka qenë transparent dhe kërkojnë të dijnë se kush do të jenë specialistët e gurit për të shtruar kalldrëmin.
Inxhinieri Pavli Mico është shprehur se do përdoret i njëjti gur që ka qenë dhe kalldrëmi i vjetër i cili do të merret në zonën e Mashkullores. Gjithashtu ata sqarojnë se nuk kemi të bëjmë me një restaurim por investim total që përfshin dhe rregullimin e kanalizimeve.
“Projekti është vazhdimi i atij të nisur dy vite më parë. Kanë dalë gjurmë të kalldrëmeve të vjetra. I gjithë guri që po hiqet është magazinuar. Kalldrëmi i vjetër është gjetur 1 metër nën atë ekzistues. Në terren kanë mberritur edhe sherbimi gjeologjike për të vëzhguar në katakombet që janë gjetur. Puna më e vështirë është infrastruktura nëntokësore ishte me nje projekt paçavure.”
Këshilltarët janë shprehur të shqetësuar për cilësinë e punimeve dhe afateve.
Roland Bejko: Qëndroni në kokë punimeve merrni specialistë, ndaloni mjetet në pjesen muzeale, të devijohet trafiku.
Mësohet se projekti kap vlerën e 137 milionë lekëve të reja.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

