Debate për ujësjellësin në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu kritikon shtrenjtimin e ujit
Bashkia Lezhë ka vendosur të mos përfaqësohet më në bordin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, edhe pse ka 30% të aksioneve.
Ky vendim u mor për shkak të pakënaqësive me mënyrën e drejtimit të shoqërisë dhe rritjen e çmimit të ujit, e cila u miratua pa marrë parasysh kundërshtimet e Këshillit Bashkiak.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit, kryebashkiaku Pjerin Ndreu kritikoi menaxhimin e financave dhe funksionimin e ndërmarrjes.
”Ajo që më ka shqetësuar është tendenca e herë pas hershme për të rritur çmimin dhe pasi kemi kundërshtuar ne është rritur çmimi. Në Shëngjin, nëse mbytet me ujë, e keni ju për detyrë për të shkuar, por nuk merrni asnjë masë, nuk çoni asnjë mjet apo nuk çoni asnjë punëtor. Shkojmë ne si bashki dhe bëjmë punët me shërbimet, ndërsa ju nuk ekzistoni fare atje”,-tha Ndreu.
Me reformën e vitit 2024, Ujësjellës-Kanalizime Lezhë është shndërruar në shoqëri rajonale, duke përfshirë edhe Kurbinin dhe Mirditën, njësi që kanë trashëguar humbje dhe borxhe të konsiderueshme.
KOHA JONË SONDAZH

