Debatet në Komisionin e Shëndetësisë, anëtari i PS ironizon kryetaren: Nuk jemi këtu në “Albana Vokshi Fun Club”

Edhe këtë të martë vijojnë debatet në Komisionin e Shëndetësisë, teksa anëtari i mazhorancës, deputeti i PS-së Ilir Metaj i është përgjigjur me ironi kryetares Albana Vokshi.

Ai u shpreh se nuk mund të pranojnë rolin e statistikës të shkruar në skenarin e opozitës, duke shtuar se nuk ndodhen në “Albana Vokshi Func Club”, por në Komisionin e Shëndetësisë.

“Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë, dhe jo në Albana Vokshi Fun Club. Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju. Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit tuaj të artikuluar, por nuk funksionon kështu”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?