Debatet në Kuvend, Rama-Palokës: S’je as i dehur, je thjesht i lumtur

Një tjetër debat gjatë seancës parlamentare ishte ai mes Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka dhe Kryeministrit Edi Rama. Pas fjalës së mbajtur nga Kreu i Qeverisë ka reaguar kreu i deputetëve të PD-së, i cili tha se vërtet u korr kanabisi në Lazarat, por u mboll në të gjithë Shqipërinë.

Në reagimin e tij, Kryeministri tha se Paloka nuk është as i dehur, as i droguar, por thjesht i lumtur.

Debatet Paloka Rama

Paloka: Sot është mbushur Shqipëria, u korr Lazarati dhe shumë mirë u bë por na ka ardhur këtu kanabisi, si sheh Koço i lumtur, vërtetë nuk e bej dot atë ligj por ja arriti ta mbjellë gjithë Shqipërinë me miratimin e ministrit. Për atë çështjen e gjyqit tim. Jam në gjyq me ty dhe ministrin. Po i kam kërkuar Gjykatës të bëjë testin e drogës kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Po nuk e përzutë do ta meritoni plotësisht këtë kryeministër.

Rama: Ju siguroj që nuk është i droguar, as i dehur se ka filluar punë herët sot nuk ka pasur kohë të rrumbullakoset nuk është as i rrjedhur është thjesht i lumtur. Besoj e kujtoni herën e shkuar. Duhet të jesh budalla i vetëkënaqur e të gëzosh shëndet të plotë. Është një nivel lumturie që duhet të rakordojë me një nivel tjetër inteligjence. Për të qenë i lumtur i këtij lloji duhet të kesh aq inteligjencë sa të hapësh gojën kur do bukë. Dhe të gjitha këto i ka parafolësi, dhe këtyre lloj të lumturve nuk ju bën derman asgjë. Lindin të lumtur dhe vdesin të lumtur, dhe jetojnë gjatë përgjithësisht se gëzojnë shëndet të plotë. Duke e bërë këtë ndërhyrje si njohës i fushës për të cilën u akuzova desha thjesht t’ju bind nuk është i droguar, është thjesht i lumtur. Por fati i tij, nuk e kanë të gjithë këtë fat, kështu që mos e kini fare zili se edhe pot ë doni ta mbërrini lumturinë e tij kurrë.

Paloka: E ka art qejfin e krruajrjes ky. Dhe meqë do të ofendojë se i duket vetja i zoti kur bën ofendime të holla se sot ja kuptuan pak këta se nuk qeshën të gjithë siç e kanë urdhrin kur bën batuta kryeministri. Unë nuk jam i droguar se do të më dridheshin duart dhe do zverdhesha siç të ndodh ty kur del nga banja. E sa për atë që the për mua zotëri je i vetmi kryeministër që del këtu në mungesë respekti të të gjithë deputetëve flet vazhdimisht për zorrën e trashë siç bërë pak a shumë dhe sot. Sot fole për gojën, ti këto punë i di mirë se ti vërtet siç ke thënë atë e ke të lidhur direkt me gojën. Prandaj mua nuk më bën përshtypje si disa pse më fyen, ti e ke të lidhur dhe atë që bën me gojën dhe me zorrën e trashë, ti i bën nga të dyja krahët. Nëse nuk e kuptove çfarë të thash kaq e kam nivelin e inteligjencën.

SHKARKO APP