Debati/ Gjikondi sulmon Nishanin: Keni përgjegjësi morale dhe penale për drejtësinë sot
Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe juristja Brizida Gjikondi u përfshinë në një debat në studion e “360 gradë” në RTV Ora për përgjegjësinë e presidentëve në Reformën në Drejtësi.
Gjikondi tha se të gjithë presidentët e Republikës së Shqipërisë kanë përgjegjësi morale për drejtësinë sot. Nuk mungoi replika e Nishanit, i cili sqaroi se KLSH nuk ka në dorë sistemin e drejtësisë.
Pjesë nga debati
Gjikondi: Do të doja të isha pak e drejtpërdrejtë dhe me ish- Presidentin Nishani. Mendoj që të gjithë presidentët e Shqipërisë kanë kusure në këtë situatë, ku ndodhet drejtësia shqiptare dhe vetë shqiptarët kanë përgjegjësi morale, përgjegjësi penale. Pavarësisht se faji është në përpjestim të zhdrejtë sepse jemi vend i vogël dhe i dimë përgjejgësitë e gjithë presidentëve. Mendoj që situata që është kështu sot me gjyqtarët, me prokurorët përfshin të gjithë Presidentët e Republikës së Shqipërisë. Edhe kur është vrarë gjyqtari Skerdilajd Konomi, ish-Presidenti Nishani ishte president në atë periudhë. Madje ka dalë e ka premtuar që për një muaj do bëhej e pamundura për të gjetur vrasësit. Mendoj që të gjithë duhet të kemi vetëreflektim që kemi kusuret tona, përgjegjësitë tona direkte, indirekte me veprime, mosveprime, pavarësisht se mund të kemi qenë jo pjesë aktive e dickaje që ka ndodhur.
Nishani: Nuk kam qenë President Republike kur ka ndodhur ngjarja.
Gjikondi: Keni qenë gjatë viteve 2012-2017.
Zheji: Në 2011 ka ndodhur.
Nishani: Ky problem është se e thua një gjë dhe dëgjojnë me mijëra njerëz e marrin për të mirëqenë. E dyta, duhet të kemi parasysh dicka. Ne që kemi shansin, duhet të na karakterizojë dhe një nivel më i lartë përgjegjshmërie. Juve jeni juriste dhe e keni arsimimin dhe kapacitetin e plotë, dhe po ta krahasoni me qytetarë se nuk kanë si ta dinë si ranë ligjet në detaje, nuk mund të thonë që Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka në dorë Sistemin e Drejtësisë.