Debati me gazetaren e ”Syri.net”, Bashës i kthehen të gjithë: S’jemi skllevër, po bëheni si Rama

Konferenca e Lulzim Bashës me gazetarët ka tension, ku pothuajse me të gjithë ka pasur një debat me ta. Me gazetaren e ”Syri.net”, Basha debatoi në lidhje me akuzat që Berisha lëshoi sot, për bandat dhe për akuzën e Belind Këlliçit se i kanë vjedhur gjërat personale në zyrë dhe që janë ndërruar bravat.

Pjesë nga debati

Ambrozia Meta: Përse i keni ndërruar bravat?

Lulzim Basha: Sepse ne kemi treguar respekt për media që nuk e kanë merituar respektin tonë në opozitë. Mos më ndërpre…

Ambrozia Meta: Po bëheni si zoti Rama! Ktheni një përgjigje për bravat.

Lulzim Basha: Mos bëj zhurmuesen! Pra padiskutim i kam kthyer përgjigje televizioneve që i kemi pasur kundër në kohën kur Syri…

Ambrozia Meta: Keni frikë nga demokratët?

Lulzim Basha: Ta jap përgjigjen e shkurtër.

Ambrozia Meta: Nuk ma heq dot mikrofonin

Lulzim Basha: Berishizimi i zyrës nuk merret me bravat. Ndoshta tek Syri merret Berisha tek Rama. Një gazetare klasi si ti nuk mund të bëjë këtë pyetje. Unë nuk di si ndërrohet një bravë.

Ambrozia Meta: Po blindat…?

Lulzim Basha: Kemi shkresa që PD kërkon që asnjë polic i vetëm, e jo me mjete të tjera të vendoset para demokratëve. Tani do marrësh përgjigjen. Do të të respektoj ty për gazetarinë tënde. Por jo për SyriTv. Do ta them unë këtë. Dje kanë bërë lajme të rreme. Merr një person që vjen nga të përndjekurit. Mos u mërzisni me stafin. Ambrozia dhe kolegët nuk janë pjesë e kësaj. Privatizimi është një dramë e madhe. Por Syri ia ka tejkaluar të gjithëve. Do vijë dita kur Syri të çlirohet.

Ambrozia Meta: Ne nuk jemi për bukën e gojës, nuk jemi skllever të pronarëve. *Ndërhyjnë edhe gazetarët e tjerë.

Lulzim Basha: Suel Çela friksëson Sali Berishën por jo mua. Mos demostro nervozizëm. Si nuk dole njerëherë që të bënte thirrje për distancim. Erdhi ai, por tha që ishim ne me armë. Suel Çela janë denoncuar disa herë. Po të shkoni në Prokurori do të merrni vesh edhe kallëzimet. Në një shtet të kapur nga Edi Rama, shërbimi më i madh që mund të bënim është të fusja prokurorët mes demokratëve.

SHKARKO APP