Debati mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve, ministri Gogu: Kushtetuesja jo një komision pagash

Ministri i Shtetit, Toni Gogu ka komentuar debatin mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për çështjen e pagave, duke theksuar se qeveria nuk synon ulje pagash dhe se thelbi i konfliktit lidhet me kompetencat kushtetuese për piramidën e pagave.

”Në asnjë rast qeveria shqiptare nuk synon uljen e pagave të gjyqtarëve. Asnjë rast. Është e kundërta”, u shpreh Gogu gjatë një interviste televizive. Sipas tij, ajo që po kërkohet është që Gjykata Kushtetuese të vendosë për pagat, gjë që sipas ministrit do të ishte devijim i rolit të saj. Gjyqtarët po kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të kthehet në një komision pagash, t’i marrë kompetencën Kuvendit për të caktuar pagat dhe piramidën e pagave”,-tha ai.

Gogu e vendosi debatin në kornizën e integrimit europian, duke thënë se eficienca, vonesat dhe transparenca në emërime janë pjesë e kritereve që monitorohen. Ai insistoi se pagat janë kompetencë e pushtetit ligjvënës dhe se skema aktuale garanton indeksim automatik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pagën e cakton Parlamenti i Shqipërisë dhe paga e gjyqtarëve është e lidhur me majën e piramidës së pagave, pagën e Presidentit. Sa herë indeksohet ajo, indeksohen automatikisht edhe pagat e gjyqtarëve”, u shpreh Gogu. Sipas tij, debati duhet të fokusohet te standardet e llogaridhënies dhe funksionimit, jo te “pazari i pagave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?