FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati/ Murati: Një pjesë e opozitës nuk po kërkon më zgjedhje të parakohshme. Kundërshton Alibeaj

Gazetari, Erl Murati, i ftuar në “Tempora” në Rtv Ora thotë se opozita është e paqartë në strategjinë dhe aksionin e saj politik.

Sipas tij, ka nga ata që japin përshtypjen se janë tërhequr edhe nga zgjedhjet e parakohshme.

Murati: Strategjia e opozitës çalon, kemi një drejtues opozite që thotë unë preferoj sistemin mazhoritar dhe bashkëdrejtuesja tjetër e opozitës thotë se është shumë vonë për të kryer ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një momnent kemi parë drejtues të opozitës që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në një moment tjetër disa prej tyre lënë të kuptohen se nuk janë për zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Alibeaj: Që ka ndonjë nga drejtuesit e opozitës që nuk do zgjedhje të parakohshme, keq më vjen, por nuk e ka thënë njeri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muarati: Dashamir Shehi nuk e ka pasur flamur kryesor të betejës së tij.

Alibeaj: Një opozitë me të drejtë apo pa të drejtë ditën e  dytë kërkon zgjedhje të parakohshme dhe këtë e ka bërë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?