Debati në KLD, Gjin Gjoni: Gruas sime i vunë 800 mijë euro gjobë

Në vijim anëtari Gjin Gjoni ka pretenduar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ po i bëjnë presion KLD-së. Sipas Gjonit, presion i paprecedentë po u bëhet edhe familjarëve të anëtarëve të Këshillit.
Anëtari Gjoni është shprehur se bizneset e bashkëshortes së tij ishin gjobitur me 900 milionë lekë dhe sipas tij, kjo bëhej me qëllim që ai të mbyllte gojën në KLD. Debatet mes anëtarëve nuk kanë munguar as gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës për emërimin e kryetarëve të pesë gjykatave.

Për shkak të materialit voluminoz, plot 205 faqe, në vijim paraqiten pasazhe të shkëputura nga fjalët e anëtarëve nga debatet e regjistruara në procesverbalin e mbledhjes së KLD-së, shkruan Panorama.

DEBATI
Bujar Nishani: Është e palejueshme nga Kushtetuta dhe nga ligjet që një pushtet siç është pushteti legjislativ, të hetojë, kuazi gjyqësisht, një pushtet tjetër që është pushteti gjyqësor. Kjo është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. ….Përtej kësaj kam konstatuar dhe dëshiroj ta theksoj që edhe një praktikë e paprecedentë e shfrytëzimit të një pushteti të caktuar nga disa parlamentarë, për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të hetuar familjarët e TIRANE – Në mbledhjen e 17 tetorit 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dha fund procesit të emërimit të kryetarëve të gjykatave në vend. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit zgjodhën me shumicë votash kryetarët përkatësisht, Arben Zefi në Shkodër, Alfred Gjoni në Kurbin, Joana Qeleshi në Durrës, Skënder Haluci në Vlorë dhe Bib Ndreca në Pukë. Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Këshillit vendosën ngritjen e një grupi pune për hartimin e kritereve të vlerësimit të inspektorëve të KLD-së. Pas diskutimeve, u vendos që pjesë e këtij grupi të jenë anëtarët Dritan Caka, Flamur Kapllani dhe Sokol Çomo. Më tej Këshilli vendosi të shtynte për një mbledhje tjetër shqyrtimin e propozimit të ministrit të Drejtësisë për shpalljen e disa vendeve vakante në sistemin gjyqësor. Po ashtu, për një mbledhje tjetër u shty edhe shqyrtimi i propozimit të ministrit të Drejtësisë për përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet për vitin akademik 2013 – 2014. anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është e papranueshme.
Sokol Çomo: Në të gjitha mbledhjet e KLD-së ku ne kemi pasur si çështje të rendit të ditës emërimin e kryetarëve të gjykatave, kam kërkuar që për ata kandidatë të cilët i kishin drejtuar gjykatat për shumë e shumë vite, disa prej tyre me mandat, disa prej tyre pa mandat dhe disa prej tyre të deleguar deri në 6 vite, kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që para se t’u jepej një mandat i ri këtyre kryetarëve, të kishin mundësi që ta zbatonin këtë vendim të Këshillit. Të bëhej një verifikim i veprimtarisë së këtyre kryetarëve dhe vetëm mbi bazën e zbatimit të këtij vendimi ne të kuptonim nëse këta kandidatë, para se të riemëroheshin për një mandat të ri katërvjeçar, i kishin përmbushur ose jo detyrat e tyre ligjore. Përgjigja që kam marrë në çdo mbledhje, sa herë që e kam kërkuar këtë gjë, ka qenë që nënkryetari ka deklaruar që ne nuk kemi burime njerëzore në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që ta zbatojmë këtë vendim kaq të rëndësishëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pyetja ime është: Çfarë ka ndryshuar sot? Pse ne gjatë gjithë procesit të emërimit të kryetarëve të gjykatave dhe sot ne i japim fund në rendin e ditës dhe do të emërojmë edhe 5 kryetarë të tjerë gjykatash, që përsëri edhe për këta 5 kryetarë gjykatash nuk është bërë vlerësim dhe sot do të mbyllet emërimi i kryetarëve në 28 gjykata, të cilat kanë pasur kryetarë pa mandate të ligjshme.
Elvis Çefa: Në momentin kur kishim vlerësimet pa u bërë dhe kishim një punë të jashtëzakonshme voluminoze me vlerësimet 2005-2006, me vlerësimet e përhershme të të gjithë gjyqtarëve, ishte sigurisht e paimagjinueshme që t’i hynim edhe një kontrolli tjetër si ky i sotmi, pra sipas kalendarit që po miratojmë sot. Tani që këto punë janë vënë përpara dhe gradualisht po shkojnë në rrjedhën e tyre normale dhe dëshiroj ta theksoj që kjo është meritë e kësaj KLD-je, sepse Këshillat e Lartë të Drejtësisë të mëparshëm ku edhe ju vetë keni qenë anëtar zoti Çomo, nuk e kanë bërë këtë detyrë dhe në fakt po na takon ne që ta bëjmë dhe për këtë, dhe po ndëshkohen disa nga ne. Lulzim Lelçaj: Unë kam qenë shumë i hapur, sepse besoj që të paktën të dalë e vërteta atje, por ju lutem, të ndërhyjmë në procedurë, të flasim për rendin e ditës dhe të mos flasim për çështje të analizave historike. Unë jam shumë i interesuar. Personi më i interesuar për të folur për historinë e KLD, të jeni të bindur që jam unë. Madje, në qoftë se do të kisha pasur mundësi dhe asete, do t’i kisha propozuar që të gjithë procesverbalet ndër vite të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të dalin në dritën e diellit. Por ju lutem, thashë edhe një herë, kemi ardhur për të ushtruar detyrën. Kemi ardhur sepse prezumohemi të pafajshëm, të paktën, pavarësisht se fajësia jonë tashmë u është thënë të gjithë shqiptarëve, po vazhdojmë të agresohemi në mënyrë të paimagjinueshme edhe këtu brendapërbrenda.
Gjin Gjoni: Drejtësia ndodhet në një situatë tepër delikate. Delikate për një arsye shumë të thjeshtë, që pushteti ekzekutiv dhe pushteti legjislativ po ushtron një presion të paparë ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Jo vetëm për shkak të situatës e cila është krijuar në momentin aktual me komisionin hetimor të ngritur në Parlament ndaj z. Çefa dhe z. Lelçaj, por unë shoh që në vazhdën e këtij presioni të vazhdueshëm po ushtrohet presion ndaj çdo anëtari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një presion i hapur dhe i fshehtë. Po intimidohen anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe po thirren në zyrat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë si të jenë të pandehur, si të jenë nën hetim. Po ngrihen akuza të qena dhe të paqena. Po ushtrohet një presion i paparë ndaj familjarëve të tyre. Po ndërhyhet deri në jetën private dhe familjare dhe kjo nuk është një situatë normale. … Unë e shoh në rastin tim personal dhe e them me bindje që deri në momentin aktual, përveç tri kallëzimeve penale që janë bërë ndaj meje dhe bashkëshortes sime nga ana e organeve që drejtohen nga pushteti ekzekutiv ose nga Parlamenti, po bëhet një presion dhe deri në momentin aktual nga ana e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë dhe Drejtorive që janë në varësi të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, ushtrohet presion dhe kontroll i vazhdueshëm, një herë në çdo dytre ditë, në bizneset e bashkëshortes sime. Deri në momentin aktual gjobat shkojnë deri në 900 milionë lekë, që i bie rreth 700 – 800 mijë euro dhe kjo bëhet me një qëllim të caktuar, që unë të mbyll gojën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. … Të zgjedhim ata kryetarë gjykatash të cilët meritojnë që të drejtojnë këto gjykata, se siç theksoi dhe z. Lelçaj, po t’i referohem procesverbaleve të seancave ku z. Çomo ka qenë vetë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për fatin tonë të mirë, i disponojmë, janë emëruar kryetarë gjykatash vetëm me propozim të një anëtari të thjeshtë në mbledhjet e Këshillit dhe është votuar e në procesverbal thuhet: – Hajde shkojmë pimë kafe për kryetarin e gjykatës që sapo kemi emëruar; dhe po deshe, ne mund t’i bëjmë publike, meqenëse arshiva e këtij Këshilli i disponon të gjitha këto.
Sokol Çomo: E thoni këtë gjë në mënyrë pompoze që shiko ne kemi gjithë arkivin dhe ne e dimë ç’ka arkiva. Edhe po ju them, hapini ato procesverbale. Po gjetët një deklarim timin të vetëm në kundërshtim me ligjin, po gjetët një deklarim timin të vetëm që ka lidhje me deklarata politike, ua kam bërë këtë sfidë, jam i gatshëm t’ju them, do të çohem nga kjo tavolinë sepse nuk kam të drejtë morale dhe ligjore që të jem në këtë tryezë. Por ju siguroj që në veprimtarinë time nuk do të gjeni. Ua bëj këtë sfidë, të nderuar kolegë, që i keni procesverbalet, gjejini dhe nxirrini. …Më kujtoni që kam qenë zëvendësministër Drejtësie. Po, kam qenë. Kam qenë gjyqtar nga viti ‘95 deri në vitin ‘98. Më kanë kërkuar që të ushtroj një detyrë në Ministrinë e Drejtësisë si zëvendësministër, pa qenë pjesë e asnjë partie politike. Kam shërbyer për 1 vit e gjysmë. Jam kthyer përsëri si gjyqtar. Bujar Nishani: Natyrisht, pikëpamjet, këndvështrimet për angazhimet politike janë të ndryshme. Natyrisht, shpeshherë në eksperiencën tonë, angazhimet politike kanë qenë më të thella edhe pa qenë formalisht anëtarë të partive politike. Kjo është një eksperiencë e hidhur në Shqipëri.

SHKARKO APP