Debati për ASH, kreu i ri: Procesi ishte i hapur, mund të kandidonte kush të donte

Debati për Akademinë e Shkencave, aty ku u zgjodh kreu i ri, Gudar Beqiraj, ka nxitur reagimin e këtij të fundit. Në një prononcim për mediat, Beqiraj ka falenderuar akademikët që morën pjesë në votime.

Në lidhje me shqetësimet që ka ngritur akademiku, Artan Fuga dhe mungesës së tij në votime, Beqiraj thotë se detyra e tij ishte të merrte pjesë në votime, ndërsa shton se fakti që përball tij nuk kishte kundërshtarë nuk është ai që duhet të përgjigjej, pasi procesi ishte i hapur dhe mund të kandidonte kush të donte.

“Për mua është nder dhe përgjegjësi që më ngarkuan detyrën e drejtimit të Akademisë së Shkencave. Duke patur parasysh eksperiencën që kam, jam dakort të jemi bashkëpunues me qeverinë për të realizuar reformën në ASH dhe jam i sigurt që kjo do ta çojë përpara akademinë. Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë pa institute, duhet të ketë institute si dikur dhe në këtë mënyrë ASH do të ketë më shumë produktivitet. Duke qenë matematicien mendoj se ASH duhet të jetë më produktive për të realizuar detyrat që ka qeveria për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ujrat, energjinë, bujqësinë, etj . Nuk besoj të ndodhë kjo gjë, pasi ne jemi gati ta reformojmë ASH. E ndjej veten me energji dhe kam eksperiencë dhe lidhje me shumë nga akademitë e shkencave rreth nesh dhe besoj se ato do të më ndihmojnë për të çuar përpara akademinë tonë”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?