Debati për atentatin, gazetari-deputetit të PS: E keni pyetur Ramën si e bëri pasurinë

Në emisionin ”Open” në Top Channel, po diskutohet çështja e atentatit ndaj prokurorit, Arjan Ndoja dhe në debat është përfshirë gazetari Enton Abilekaj dhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Debati ka nisur kur deputeti  tha mos të ndërhyhet në hetimin që po bëhet. ”Ju gazetarët jeni të aftë sa gjeni edhe autorin. Ju kërkoj të mos ndërhyhet në hetim”.

Kurse gazetari tha se: ”Po jam dakort me zotin Qefalia. Nuk duhet ndërhyrë në hetim. Ti thojë Ramës mos të hyjë në hetim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti tha se: ”Rama nuk na ndërhyrë. Ja dëgjoje fjalën e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E keni pyetur ndonjëherë Ramën si e bëri shtëpinë se një herë thotë e kam bërë nga emigracioni dhe një herë nga gruaja”,-ndërhyri Abilekaj ndërsa deputeti Qefalia po citonte fjalën e Ramës në Parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?