Debati për Ikballen, ish-myftiu Gurra: Të ligjërohen martesat e burrit me disa gra

Deklarata e Ikballe Hudutit, e cila tha se i ka gjetur dy gra të tjera bashkëshortit të saj, sipas disa komenteve është personale dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe. Edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mbështet të njëjtën ide. Për të një burrë nuk mund të jetë i martuar me disa gra njëkohësisht dhe se kjo duhet të rregullohet nga ana ligjore.

“Në aspektin ligjor, ata janë në shkelje të ligjit. Nuk duhet të ndodhë në atë mënyrë që ndodh. Absolutisht. Ka pasur disa raste në xhami. Ka raste që ka edhe braktisje të këtij lloji, ndërkohë që nuk ka vënë në dijeni ish-bashkëshorten. Poligamia e lejuar sipas tekave personale të individëve është ekstrem”.

Deklarata e islamologes Ikballe Huduti në një program televiziv në Kosovë, bëri bujë, pasi ajo është shprehuar se i ka gjetur vetë edhe dy gra të tjera për burrin e saj. Ky qëndrim nuk është pritur mirë nga shumë gra të tjera besimtare, të cilat nuk bien dakord me këtë zgjedhje.

SHKARKO APP