Debati për kokainën, shkaku i masakrës së djeshme?

Media të ndryshme, duke iu referuar burimeve pranë policisë, thonë se autorët e krimit dhe viktimat janë konfliktuar për kokainë.

Megjithatë, nuk qartësohet nëse bëhet fjalë për çështje trafiku apo për përdorim personal.

Sipas hetimeve të deritanishme, mendohet se të katërt viktimat, Edison Jaho, 36 vjeç,  Enea Xhaj, 38 vjeç, Xhampaolo Acola, 53 vjeç dhe Arbër Demiraj, janë vrarë nga Konstandin Xhuvani.

Demiraj mësohet se është qëlluar pa dashje, duke qenë se ishte shok më Xhuvanin.

SHKARKO APP