Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve. Për të kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta. Ndreca shton se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar.

“Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë tejkaluar atë kufi që Kushtetuta përcakton. Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, pra askund nuk thuhet që pagat e magjistratëve duhet ët kenë një nivel të caktuar sepse përcaktimi i niveleve është i kompetencave ekzekutive dhe legjislative, pra i dy pushteteve. Hierarkia e pagave, renditja e tyre, niveli i tyre përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislative, por me kushtin që nuk duhen ulur. Kërkesa e gjyqtarëve është për përfitimet e ardhshme sepse sot që flasim gjyqtarët e kanë pagën shumë të lartë. Meraku i gjyqtarëve është që referenca e re që është Presidenti i Republikës, mund të sjellë mosarritje të vazhdueshme page, por kjo është diçka hipotetike”, tha ai.

Për deklaratat e kryeministrit, Ndreca theksoi se ato janë opinione dhe nuk përbëjnë ndërhyrje në drejtësi. ”Në gjykimin tim, kryeministri nuk ka ndërhyrë nëpërmjet opinionit të tij në një pushtet tjetër sepse kryeministri është drejtuesi i ekzekutivit, por edhe mazhorancës dhe ai ka instrumentet kushtetues për të vepruar nëpërmjet ligjeve nëse do kishte këtë vullnet për të ndërhyrë. Nuk është çështja këtu, ato po shqyrtohen në Gjykatë Kushtetuese. Por kjo nuk bën kryeministrin një aktor që duhet të heshtë se i bie që kryeministri nuk duhet të flasë fare që të mos quhet ndërhyrje”, theksoi ai për ”RTSH”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?