FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati për plakën e Beratit. Artan Lame replikon me Manjanin

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka replikuar me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, për rastin e shkrirjes së ALUIZNI-t në Berat.

Manjani i drejtohet Lames, duke ironizuar Ramën, të cilin e quan “plaka mediatike”.

“Mirë drejtor mavrinë,po me zyrën e ALUIZNIT çpate o Lame?!Ju bëri çorap plaka mediatike, ndërkohë komshinjtë e saj ulërasin nga padrejtësia”, shkruan Manjani, të cilit i ka kthyer përgjigje Lame.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ylli,

Swiss Digital Mobile Reklama

Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.

Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.

Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.

Drejtoria Berat ka probleme bashëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.

Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet”, shkruan Lame.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?