Debati për Teatrin Kombëtar, publikohen fotografi nga brenda godinës
Në mesin e debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë publikuar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjen e mjerueshme të këtij institucioni kulturor.
Në fakt i tillë mund të quhet në letër, sepse realiteti na ofron një panoramë të zymtë, e cila nuk i shkon aspak përshtat një monumenti të tillë.
Objekte të vjetra, mure të çarë, dërrasa të kalbura, është kjo panorama brenda Teatrit Kombëtar.
Godina ekzistuese, e ndërtuar që para Luftës së Dytë Botërore, është e rrënuar dhe nuk ofron as kushtet minimale për aktorët ashtu edhe për spektatorët artdashës.
Për të ardhur keq se si është katandisur një prej institucioneve i cili duhet të ishte model për nga infrastruktura.





KOHA JONË SONDAZH

