Debati, Xhaçka-Murrizit: Laj gojën kur të flasësh për babanë tim…

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u përfshi në debat dhe replika të forta në Komisionin e Sigurisë me deputetin e PD-së, Myslim Murrizi.

Në debatin për Artur Meçollarin, Murrizi duke e akuzuar si spiun ndër të tjera iu drejtua ministres gjatë fjalës duke i thënë se: ”Po t’u futem dosjeve që kam unë, po të vije seancën tjetër dëgjimore del ndonjë fije edhe për babain tënd”.

Xhaçka reagoi menjëherë duke i kërkuar deputetit të PD, që të matet mirë para se të flasë për babanë e saj. “Këto goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh. Nuk jetohet sot me kohët e vjetra”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të mbledhjes ministrja Xhaçka i shkoi pranë deputetit të PD duke i thënë: ”Mati mirë fjalët kur flet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?