DEBATI/Anika Dokle për akuzat e gazetarit Mentor Kikia: Sqarohemi në Gjykatë
Mjekja Anika Dokle i është përgjigjur gazetarit Mentor Kika. Gazetari e akuzoi atë se ka marrë 200 mijë lekë nga një paciente. Kikia ka postuar në Facebook gjatë ditës së sotme edhe detaje ku e mbështet akuzën e tij.
Mjekja Dokle sqaron qëndrimin e saj lidhur me këtë akuzë. Ndërsa lë të kuptohet se do të ketë edhe një përballje në gjykatë me gazetarin.
Statusi i plotë i Dokles:
Tani nuk hesht me, Mentor Kikia!!!
Se pari, dy statuset e tua kane diskordanca te rendesishme dhe te qellimshme sa i takon te dhenave lidhur me datat, nderhyrjen dhe te dhenat e pacientes. Nga para pak ditesh shkove tek 18 marsi 2016, nga nje operacion i thjeshte shkove tek heqja e mitres, e cila per ne gjinekologet nuk eshte dhe aq e thjeshte.
Me e rendesishme se keto diskordanca eshte ajo me thelbesorja; statusi i pare ishte afirmativ, shkak ky dhe i lincimit tim ne rrjete sociale per shkak te ndjeshmerise qe ka per kete fenomen tek njerezit e thjeshte dhe i dyti rezulton aludiv, mbeshtetur ne “kode” qe vetem nje mjeshter si ti mund t’i njohe.
Se dyti, sa i takon protokollit te qendrimit spitalor te nje nene 70 vjecare, pas nje histerektomie, vlen te te them se ai eshte standart dhe ne varesi te ecurise postoperatore(4 dite jane dite qendrimi normale per nje grua ne kete moshe). Keto protokolle do te t”i ve ne dispozicion ne gjykate ku dhe do te me shpjegosh “kodin” dhe si e lexon ti ate ne kushtet kur une nuk kam kerkuar para, sic dhe e konfirmon vete ne statusin e dyte.
Dhe se fundi, por se pari:
Nuk kam aspiruar asnje dite te jem ze i opozitarizmit, ne termat e tu aq me pak. Une thjesht pasqyroj halle te mprehta te te perditshmes qe ulerasin pertej pazareve te politikes.
REPLIKAT/Mentor Kikia: Anika Dokle mori 200 mijë lekë për operacion. Ja si përgjigjet mjekja
KOHA JONË SONDAZH

