Dëbimi forcërisht i mësuesit “gylenist”, miku i tij ndjek rrugën ligjore për të përfituar azil politik në Shqipëri (FAKTI)

Shtetasi turk, Selami Simsek, i arrestuar pak muaj më parë në aeroportin e Rinasit, së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi njiheshin si mbështetës të Fetullah Gylen, duket se po ndjek të gjitha rrugët ligjore për të përfituar azil politik në Shqipëri.

Simsek, i cili ndodhet prej muajsh në paraburgim, iu është drejtuar autoriteteve shqiptare me një kërkesë për azil politik, duke sqaruar se në Turqi i rrezikohet jeta. Ai po ndjek rrugët ligjore, pasi miku i tij, Harun Çelik, u dëbua forcërisht nga autoritetet shqiptare, ku madje në një vide të publikuar në media dëgjoheshin dhe thirrjet e tij të dëshpëruara nga makina e policisë “azil, azil”.

Pas dëbimit të tij, pati reagime të forta, ku u kritikua shteti shqiptar për këtë veprim të ashpër. Por, në një reagim të tij, ministri i Brendshëm, e justifikoi vendimin e policisë shqiptare, duke thënë se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, Simsek po ndjek rrugën ligjore, ku përveç kërkesës drejtuar autoriteteve shqiptare, që “BalkanWeb” e publikoi pak më parë, “BalkanWeb” sjell edhe kuponin postar, që tregon se kjo kërkesë iu është dërguar me postë autoriteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?