Dëbimi i ambasadorit, Netanjahu: Rama mesazh të qartë regjimit iranian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” shkruan Netanjahu.

Shqipëria shpalli  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Vendimi i Shqipërisë për shpalljen e ambasadorit iranian dhe zyrtarit tjetër si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Vendimi u përshëndet edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?