Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Lleshi tregon arsyet e vendimit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, ka folur për herë të parë për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Tirana. Lleshi u shpreh se ka pasur evidenca se anëtarët e MEK në Shqipëri kanë qenë të kërcënuar, ndërsa shtoi se qeveria e Iranit njihet si një qeveri që sponsorizon terrorizmin ndër vite.

”Kemi pasur edhe evidenca të ngjashme në vende të tjera të botës, ku anëtarët e MEK kanë qenë të kërcënuar. Nuk mund të flas se ka ndërlidhje mes ngjarjeve por ka tipologji ku anëtarë të forcave të sigurisë të kamufluar nën petkun e diplomatëve kanë tentuar. Anëtarët e MEK janë pranuar për arsye humanitare dhe jo për arsye politike. Shqipëria nuk ka asnjë axhendë të lidhur me ta. Ne nuk i konsiderojmë risk për sigurinë tonë, ne i kemi pritur si miq. Qëndrimi ynë ndaj tyre është një qëndrim pa asnjë lloj paragjykimi. Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që e sponsorizon ndër vite terrorizmin. Për sulmin e përgatitur në ndeshjen Izrael-Shqipëri nuk mund të nënkuptojmë askënd”,-tha ai në Real Story.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë pak ditë më parë, Gholamhossein Mohammadnia, për cënim të sigurisë kombëtare. Gjithashtu është dëbuar dhe shpallur “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane. Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?