Dëbora sjell lumturi në Tiranë. “Një moment, ku trishtimi harrohet” (FOTO/VIDEO)
Kryeqyteti është zbardhur nga dëbora. Tirana mbrëmë ra në gjumë me dëborë dhe u zgjua, me një kryeqytet të zbardhur si rrallë herë. Pas 32 vitesh, Tirana u mbulua nga bardhësia. “Vjen një moment, ku ju mund të harroni trishtim”,- shkruan dikush në rrjete sociale.
Prej vitesh, kryeqyteti i Shqipërisë nuk është zbardhur e kjo jo pa shkak. Lagështia e ajrit, bënte që bora të nuk rezistonte në tokë, për më shumë se disa sekonda. Ka qenë 11 janar i vitit 1985, ku kryeqytetasit pa për herë të parë një Tiranë të zbardhur, ndërkohë që dje, 32 vite më vonë, pamja u rikthye.
“Europa ka ngrirë dhe Tirana është zbardhur, duke i siguruar të gjithëve një moment: për të marrë një selfie, ose të qëndrojnë në shtëpi dhe të flasim për të motin, në vend të problem madhore të këtij vendi”, rrëfen më tej një banor.
Dëbora ka mbuluar rrugët, çdo ndërtesë është mbuluar nga bardhësia, e ku banorët bëjnë fotografi të qytetit mahnitës, e kështu depresioni harrohet. Moti papritmas bëri që një Tiranë më jetë më e lumtur në të bardhë.
Me lumturinë e bardhësisë, erdhën dhe pasojat. Disa autobusë të linjës urbane rrëshkitën gjatë qarkullimit, kurse sot u bë e detyrueshme lëvizja me zinxhirë jo vetëm brenda Tiranës, por edhe në aksin Tiranë-Durruës. 1200 punonjës të bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës për të mbajtur hapur rrugët.
Punonjësit kanë pastruar borën dhe kanë hedhur kripë e skorje në zonat brenda qytetit dhe në periferi. Puna e tyre ka vijuar dhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke shpëtuar njerëzit nga akulli dhe ngrica e krijuar nga temperaturat e ulëta gjatë natës. Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.
“Natë e gjatë pune për kolegët e turnit 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë. Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj. Bashkia bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme si nga mjetet edhe nga këmbësorët.
“Natyrisht se nuk është ilaç për të rregulluar çdo gjë. Ne jemi shumë të pikëlluar; shumë njerëz janë martirizuar”,- tha një qytetar. Por bora pastron “pastërtinë”, tha ai.
Fluturimet janë anuluar, dyqanet janë mbyllur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Por shumë njerëz nuk duken të shqetësuar. Tirana ka nevojë për diçka të tillë. Jo vetëm qytetarë të zakonshëm, por edhe njerëz të ekranit u mrekulluan nga këto pamje. Trotuaret e qytetit u pushtuan mbrëmë nga adhurues dhe entuziastë, të cilët luanin si fëmijë, në një mbrëmje që duket sikur nisi “me këmbë të mbarë” vitin e ri 2017.
Parashikimet thonë se fundjava do ta sjellë shi dhe biseda më e zymtë, pa dyshim për gjendjen e ngricave në vend, vdekjet nga i ftohti, debatet politike dhe ankthet në lidhje me situatën e varfërisë, do të jetë temë bisede për Tiranën. Mbrëmjen e djeshme, të rritur e fëmijë, shijuan pothujase gjithë natën Tiranën ashtu siç ishte bërë për herë të fundit 32 vite më parë.
Redjon Shtylla








[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=H2kHf8HDmDc” width=”560″ height=”315″]

