Dëborë në zonat malore dhe reshje shiu në krejt territorin, ja parashikimi i motit për nesër

Ditën e premte (3 janar 2025) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e borës pritet të bien nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 9°C

në zonat e ulëta -4 deri 12 °C

në zonat bregdetare 4 deri 15 °C

 

SHKARKO APP