Deda: Artistët po trajtohen sikur të ishin kriminelë

Për aktorin Julian Deda, dhuna ndaj artistëve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar tregon se është arritur kulmi. Ai thotë se artistët agresohen, dhunohen dhe arrestohen sikur të ishin kriminelë. Sipas tij, kemi të bëjmë me një shtet jo njerëzor por shtet shtazë. ”Këtu nuk kemi të bëjmë me një shtet njerëzor por sot mund ta shohi çdo qytetar i Shqipërisë që kemi të bëjmë me një shtet shtazë, kafshë totalisht kafshë, nuk stepet përpara asgjëje”.

Pjesë nga deklarata

Në historinë tonë të gjatë e të dhunshme sidomos të këtyre 30 viteve të fundit, kemi parë shumë situata të papëlqyeshme. Kemi parë të agresohen, të arrestohen, të rrihen të dhunohen njerëz të zakonshëm. Kemi parë të arrestohen, të rrihen, të dhunohen gazetarë. Por tani kemi arritur kulmin sepse sapo pamë që u agresuan, u rrahën dhe u arrestuan aktorë. Një gjë që nuk ndodh në asnjë vend të planetit, përkundrazi këta njerëz respektohen dhe këshillohesh me ta.

Ndërsa ne këtu çfarë bëjmë? Ne i agresojmë, i vejmë në presion, i tërheqim zvarrë, i arrestojmë. Pra kë? Ata njerëz që gjithë karrierën e tyre, gjithë shpirtin e tyre, gjithë mendjen e tyre, gjithë zemrën e tyre e shkrijnë për të dhënë kënaqësi. Për të dhënë mesazhe dhe për të argëtuar njerëz. Neve çfarë i bëjmë?

Ne jo vetëm i shumëzojmë me zero, por i agresojmë, i marrim i arrestojmë sikur të ishin kriminelë. Kë? Artistët. Besoj se kjo është mjaftueshëm për të treguar se këtu ka arritur kulmi. Këtu nuk kemi të bëjmë me një shtet njerëzor por sot mund ta shohi çdo qytetar i Shqipërisë që kemi të bëjmë me një shtet shtazë, kafshë totalisht kafshë, nuk stepet përpara asgjëje.

SHKARKO APP