FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dega e PD në Shkodër: Humbja erdhi pas aleancës së Ramës me ”non-gratat”

Pas humbjes drastike dhe pas 32 vitesh, dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka bërë përgjegjës kundërshtarin dhe “aleancat e fshehta”. PD Shkodër nënvizon se humbja duhet kërkuar që në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku kryesocialisti Rama bashkëpunoi me të shpallurit “non-grata” dhe bandat për të sulmuar PD zyrtare.

“Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër.

Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 Majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakordësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij”, thuhet në deklaratën e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?