Degradimi i linjës hekurudhore Vorë – Shkodër (VIDEO)

 

Të udhëtosh me tren në linjën hekurudhore Tiranë- Shkodër apo Durrës- Shkodër nga nevojë po kthehet në një sport ekstrem.Shkak për këtë është bërë gjendja e mjeruar e kësaj linje hekurudhore, e cila lë për të dëshiruar. 

Traversat mbi të cilat janë vendosur shinat janë tërësisht të kalbura, ndërsa pjesët metalikë të hekurudhës kanë rënë pre e hajdutëve të skrapit.

Këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment i përkasin linjës hekurudhore Vorë-Shkodër.

Rastet kur treni ka dalë nga shinat nuk kanë munguar, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Kjo linjë hekurudhore prej 25 vitesh nuk njeh asnjë investim, ndërsa ankesat e udhëtarëve nuk kanë fund.

Makinistët e trenave për të shmangur ndonjë aksident të mundshme detyrohen të ulin shpejtësinë deri në 20 kilometra në orë.

SHKARKO APP