Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim për mua

Në një intervistë për ”Ora News”, Sali Berisha tha se ka pasur informacione se Lulzim Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Sali Berisha. Ai tha se ka pasur burime se Lulzim Basha ka bërë denoncimin për çështjen e ”non grata-s”, dhe se vendimi për përjashtimin e tij u mor pa asnjë fakt dhe dokument.

“Mua më është thënë se Basha i thotë ambasadores se gjithçka ma dikton Sali Berisha dhe unë jam në kontroll të plotë nga njerëzit e tij. Se kush ishin njerëzit e mi, hapni ju sytë aty. Ndërkohë që ai ka i ka zgjedhur vetë.

Përpos kësaj më kanë thënë se Basha ka bërë denoncim ndaj meje. Vendimi u mor pa asnjë fakt dhe dokument. Administrata e SHBA-ve vetë e ka vlerësuar qeverinë time kundër korrupsionit. Keni fjalën e Hillary Clinton në 2012, ku ajo thoshte se kushdo që të shohë demokracinë në veprim të vijë dhe ta shohë në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?