Deklarata e avokatit belg që “dha” sinjalin për sulmet terroriste

Sulmet e sotme në Bruksel mund të jenë ideuar pas deklaratës së avokatit të terroristit që u kap disa ditë më parë, Salah Abdeslam. Abdeslam u arrestua pas muajsh kërkime nga policia si “turi” i sulmeve në Paris. Ai mbahej nën masa të rrepa sigurie. Por avokati i tij, Sven Mary në një deklaratë për medait tha se klienti (Salah Abdeslam) po bashkëpunon me drejtësinë franceze për zbardhjen e autorëve dhe grupeve terroriste.

Kjo deklaratë shihet si një mesazh që u është dhënë terroristëve për të vepruar sepse rrezikonin të zbuloheshin bazat e tyre. Për mediat kjo deklaratë ishte lajm, për terroristët mesazh për veprim.

Por kush është Sven Mary? Ai ka fituar pseudonimin ‘avokati i plehrave’ për shkak se ka mbrojtur një seri me kriminelë të njohur në Belgjikë. Por profili i tij do ndërkombëtarizohet për shkak të klientit të fundit: i dyshuari për sulmet terroriste të Parisit, Salah Abdeslam. Sipas BBC, Mary, dikur ishte një futbollist me ekipin e Anderlehtit në Belgjikë, derisa u dëmtua.

Të njëjtin shpirt gare duket se e ka përdorur për vokacionin e tij të ri. Nëse dikush përshkruhet si armiku publik numër një, dua të luftoj atë abuzim të pushtetit,” thotë ai. Atij iu desh të përsëriste vitin e parë të Juridikut tre herë, por tanimë shihet si një prej avokatëve më të përgatitur në Belgjikë. Mary kishte nisur përgatitjet për të mbrojtur Abdeslam që në janar, kur ai ishte në arrati, pasi u kontaktua nga një i afërm i tij.

Abdeslam u kap javën e shkuar në Bruksel. Abdeslam nuk e mohon praninë e tij në sulmet brutale të Parisit. Në të vërtetë, Mary tha se nuk shqetësohet pse duhet të mbrojë një linjë të tillë. Në vend të kësaj, Mary tha se do fokusohet tek procedura, duke akuzuar ministrin e Jashtëm belg për interferencë politike dhe autoritetet franceze se kanë humbur ekuilibrin ligjor duke kërkuar ekstradimin e klientit të tij. “Ne duhet të ndalim gjunjëzimin, duhet të ndalojmë këtë kompleksin e fajit që ekziston në Belgjikë në lidhje me sulmet në Francë,” tha ai. Ai po ashtu do të padisë prokurorin francez, Francois Molins, pasi ky i fundit zbuloi se Abdeslam kishte braktisur planet për të hedhur veten në erë. Mary thotë se ky është dhunim i konfidencalitetit gjyqësor. Pavarësisht kësaj, Mary tha se klienti i tij po bashkëpunon me autoritetet dhe se nuk ka asnjë arsye pse ai të mos shkojë në Francë. Avokati belg nuk është i pari që akuzohet për mungesë të parimeve.  Por ai thotë se ka mbrojtur edhe viktimat e një sulmi të tmerrshëm me acid dhe nuk përfaqëson kurrë anëtarët e të djathtës ekstreme në një gjyq. Të gjithë të pandehurit kanë të drejtën e një avokati, nuk ka rëndësi sa të tmerrshme janë krimet e tyre- kjo është esenciale për një gjykim të drejtë.

Jo gjithkush mendon se ai po bën punën e tij. Në mediat sociale e kanë quajtur çnjerëzor dhe të pashpirt. Ata thonë se ai po shfrytëzon një tragjedi për publicitetin e tij. Por Mary thotë se është i motivuar nga ‘lufta kundër mosndëshkueshmërisë dhe abuzimi me pushtetin’. “A ju kujtohen konferencat për shtyp të prokurorëve ditë e natë pas sulmeve? U sëmura nga mënyra se si po e shfrytëzonin frikën për të fituar akoma më shumë pushtet”, tha ai.

SHKARKO APP